/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën Elefteri i Vlorës dhe nëna e tij Anthia

Shën Elefteri i Vlorës dhe nëna e tij Anthia

Shën Elefteri i Vlorës dhe nëna e tij Anthia

Shën Elefteri jetoi gjatë shekullit të dytë,në vitet kur perandor ishte Komodho dhe Septimio Sevirio.
Nëna e tij,Anthia ishte një grua e përulur e cila duke dëgjuar predikimet e nxënësve të Apostull Pavlit
 u pagëzua dhe e bë e krishtere.I shoqi vdiq disa muaj pas lindjes së  Elefterit dhe
 Anthia e rriti e vetme duke u përpjekur ta ushqej me mësimet e Zotit tonë Jesu Krisht që nga vogëlia e tij.
Anthia dëshironte të vizitonte Romën,vëndin ku pikërisht u martirizuan Apostujt e Shenjtë Petro dhe Pavli dhe
 morri me vete në këtë udhëtim dhe djalin e saj, Elefterin. Episkopi i Romës Anikito (17 Prill),u çudit me zgjuarsinë, besimin e zjarrtë  dhe sinqeritetin e djaloshit të ri Elefterit, dhe kërkoi ta mbante pranë duke e marrë në përkujdesjen e tij. Në moshën 15 vjeçare Elefteri u dorrëzua dhjak nga episkopi Anikito dhe pas tre vjetësh u vesh prift.
Shën Elefteri u përpoq dhe udhëhoqi me zell vrigjën e tij dhe njëkohësisht ndihmoi shumë edhe në vepra bamirësie.
Kur shkoi në moshën 20 vjeçare Shën Elefteri u caktua episkop i Ilirisë,duke e pasur qendrën në qytetin e Vlorës.
Dorrëzimi i Shën Elefterit në dhjak,prift dhe episkop në moshë kaq të re,ndodhi sepse Shenjtori jetoi përpara
 se të mblidhej Sinodhini i Neokesarisë.(Sinodhit të Neokesarisë caktoi moshën 25 vjeçare të dorrëzimit në dhjak,
moshën 30 vjeç në prift dhe mbi të 30-tat episkop).
Veprat, mrekullitë dhe ëmbëlsia e fjalës së tij bëri shumë njerëz që endeshin në errësirë të gjejnë dritën e
 vërtetë pranë Krishtit.
Fama e virtyteve të tij arriti deri në Angli.Mbreti Lukios i dërgoi Shën Elefterit një letër në të cilën i
kërkonte se dëshironte të pagëzohej ai dhe gjithë populli i tij.
Elefteri dërgoi në Angli dy predikues të cilët ndihmuan me mësimet e katekizmit  Lukion dhe popullin
 e tij të njohin Krishtin dhe të pagëzohen.
Kur Septimio Sevirio filloi përndjekjet ndaj të krishterëve urdhëroi menjëherë ta arrestonin shenjtorin për veprimtarinë e tij të krishtere. Elefteri pohoi me guxim përpara tij besimin te Krishti dhe perandori urdhëroi ekzekutimin e tij me tortura.
E hodhën te kafshët e egra por ato iu afruan dhe i lëpinin këmbët shenjtorit.Duke parë këtë ngjarje të çuditshme perandori por duke dëgjuar dhe  popullin që thërriste “I Madh është Perëndia e të krishterëve,urdhëroi ti presin kokën.
Me gjakun e martirizimit u përlyen rrobat e episkopit të Shenjtë i cili iku i lumtur në Mbretërinë e Qiejve.
Martirizimin e tij ndoqi bashkë me popullin dhe nëna e Shenjtorit,Anthia e cila ra mbi të duke i puthur trupin e pajetë.
Xhelati që ekzekutoi Shën Elefterin,i preu kokën dhe nënës së tij.Kështu dhe shpirti i saj nisi fluturimin drejt qiellit bashkë me djalin e saj të dashur.
Kisha jonë kremton Shën Elefterin e Vlorës dhe nënën e tij Anthia më 15 Dhjetor.

Përkthyer nga A.Marini

Shën Elefteri i Vlorës dhe nëna e tij Anthia