/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën Maria Magdalena – Miroprurëse!

Shën Maria Magdalena – Miroprurëse!

Shën Maria Magdalena - Miroprurëse!

 

Shën Maria Magdalena ishte me prejardhje nga Magdala,një qytet që ndodhet zonën perëndimore të Galilesë.Për këtë arsye quhet Maria Magdalena.
Kur Maria Magdalena dëgjoi për Jesu Krishtin,i shkoi menjëherë pranë dhe i kërkoi ta shpëtonte. Zoti Jesu Krisht e çliroi nga shtatë demonët që e mundonin dhe që atëherë ajo e ndoqi Zotin pas dhe u bë nxënëse e Tij.
Maria Magdalena ishte e para ndër gratë që shkoi te varri i Krishtit për të lyer trupin e Tij me aroma,dhe ëngjëlli i dha lajmin e Ngjalljes së Tij.
Pas zbritjes së Shpirtit të Shenjtë tek Apostujt,Maria Magdalena vazhdoi të shërbej në Kishën e parë të krishtere në Jerusalem.Më pas shkoi në Efesë bashkë me Shën Joan Teologun, ku dhe ndërroi jetë.
Kisha jonë kremton Shën Maria Magdalenën më 22 Korrik.

 

Përkthyer nga M. Vasili

 

Shën Maria Magdalena – Miroprurëse!