/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shenjtorët Kozma dhe Damian

Shenjtorët Kozma dhe Damian

Shenjtorët Kozma dhe Damian

 
Kisha jonë kremton tre cifte Shenjtorësh  Kozma dhe Damian.
Shenjtorët Kozma e Damian të cilët u martirizuan në Romë dhe kremtohen më 1 Korrik. 
Shenjtorët Kozma e Damian me prejardhje nga Arabia,që kremtohen më 17 Tetor dhe më 1 Nëntor Kisha jonë kremton Shenjtorët Anargjirë Kozma dhe Damian,vëllezërit me prejardhje nga Azia.
  Rridhnin nga një familje shëmbullore e krishtere .Prindërit e tyre ishin me të vërtetë shëmbulli ideal i bashkshortëve të krishterë.
 Nëna e tyre,Theodhoti,ngeli e ve. Kishte një mision të vështirë,të rriste e vetme djemtë e saj,Kozma dhe Damian.Iu përkushtua plotësisht edukimit të tyre duke u bazuar tek mësimet e Krishtit.Të dy vëllezërit shquheshin për zellin dhe intelektin e tyre ndaj dhe studiuan shumë shkenca.Vecanërisht iu përkushtuan shkencës së mjekësisë dhe duke qënë mjek të mirë,kuronin dhe shëronin shumë njerëz,kryesisht të varfërit.Në rastet ku mundësitë njerëzore të mjekimit ndalonin pa bërë dot më,Shenjtorët i kuronin pacientët me lutjet e tyre.Këtë dhunti shërimi që Perëndia u kishte dhuruar ata nuk e vinin në dukje për shkak të përulësisë që të mos lavdëroheshin nga njerëzit dhe i linin të kuptojnë se kuroheshin nga ilacet që u jepnin.
U quajtën Anargjirë sepse nuk ishin të dhënë pas parasë dhe nuk merrnin shpërblim për shërbimet që u ofronin të sëmurëve.
Shumë nga të sëmurët që kuroheshin, i falënderonin por Shenjtorët u përgjigjeshin me fjalën e drejtë të Shkrimit të Shenjtë duke thënë :
“Bekimi dhe lavdia dhe dituria dhe falënderimi dhe nderi dhe fuqia e forca janë mbi Perëndinë tonë në jetë të jetëve. Amin.”(zbulesa 7:12).
E gjithë jeta e tyre ishte shërbim dhe sakrificë kushtuar dashurisë së vërtetë.Kështu,me përulësi punuan dhe shërbyen gjatë gjithë jetës së tyre.Ndërruan jetë me paqe dhe u varrosën në vendin e quajtur Forema.
Kremtimi  i tyre festohet më 1 Nëntor.
 
 
 
Përkthyer nga A. Marini
 

Shenjtorët Kozma dhe Damian