/ Ungjilli i të djelës / E 3 e Llukait Ungjilli

E 3 e Llukait Ungjilli

E 3 e Llukait  Ungjilli 

(Llk.10:16-21)
 

16Ai që ju dëgjon ju, më dëgjon mua; dhe ai që nuk ju përfill ju, nuk më përfill mua; edhe ai që nuk më përfill mua, nuk përfill atë që më ka dërguar mua.

17Edhe të shtatëdhjetët u kthyen me gëzim, duke thënë: Zot, edhe demonët na nënshtrohen në emrin tënd. 18Edhe ai u tha atyre: Shikoja Satanain kur ra nga qielli si vetëtimë. 19Ja tek po ju jap juve pushtet që të shkelni përmbi gjarpërinj e përmbi akrepë, dhe mbi gjithë fuqinë e armikut; dhe asgjë s’do t’ju dëmtojë juve. 20Po mos u gëzoni për këtë, se ju nënshtrohen juve frymët; por gëzohuni se emrat tuaj u shkruan në qiejt.

21Edhe në atë orë Jisui u gëzua në shpirt, edhe tha: Të falënderoj, o Atë, Zot i qiellit e i dheut, se i fshehe këto nga të diturit e nga të mençurit dhe ua zbulove fëmijëve. Po, o Atë, se kështu u pëlqye prej teje.

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

E 3 e Llukait  Ungjilli