/ Jeta Shpirtërore / Shën Paisio-Të përjetojmë festën e Krishtlindjeve

Shën Paisio-Të përjetojmë festën e Krishtlindjeve

Shën Paisio-Të përjetojmë festën e Krishtlindjeve

 

Që të përjetojmë festat e mëdha duhet ta mbajmë mendjen te këto ditë të shenjta dhe jo te punët që kemi për të bërë për festat.

Kështu do të bëhemi të denjë të festojmë këto ditë të shenjta.

Të studiojmë dhe ti përjetojmë ngjarjet Hyjnore vazhdimisht.Kur njeriu mediton ngjarjen e çdo feste,natyrisht që do preket

dhe do filloj të lutet zjarrtë.Gjatë Liturgjisë Hyjnore mendja të jetë te njarja që festohet dhe të ndjeki me vëmendje troparet që psalen.

Kur mendja i përkushtohet kuptimeve Hyjnore atëherë njeriu jeton ngjarjen në të vërtetë dhe ndryshon.

“Mister i madh dhe i lavdishëm ndodh sot”,këndojnë psaltët.Nëse mendja jonë është atje te Misteri i lavdishëm,

atëherë do mund të përjetojmë edhe Misterin e madh të Lindjes së Krishtit tonë.

Unë ju uroj të bëhet zemra juaj një grazhdë e shenjtë dhe foshnja e tërëshenjtë tju dhuroj gjithë bekimet.

 

Përkthyer nga N.Ikonomi

 

Shën Paisio-Të përjetojmë festën e Krishtlindjeve