/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Kupa qe nuk shteron

Kupa qe nuk shteron

Kupa qe nuk shteron

 

Në manastirin Visotski në Serpukov të Rusisë,vijnë shumë besimtarë.Më të shumtët prej tyre janë të varur nga alkoli.Atje ndodhet ikona cudibërëse e Shën Marisë “Kupa që nuk shteron”.(nënkupton kupën e Kungimit të Shenjtë,i mbushur me Hir Hyjnor,që sado të marrësh,nuk mbaron).

Ikona ndodhet në këtë manastir shumë vite por deri në shek.e 19,nuk dinin për hirin e saj cudibërës.

Atëherë një ushtarak,me emrin Stefan,i cili ishte i varur nga alkoli dhe ishte paralizuar,pa këtë vegim:

Iu shfaq në ëndërr Shënjtori Varlaam dhe i tha të shkoj në manastirin e Visotski,të kërkoj ikonën “Kupa që nuk shteron” dhe të kërkoj t’i lexojnë një lutje.Pas kësaj do bëhej mirë dhe do shpëtonte nga pasioni i alkolit(nuk do ishte më i varur) dhe do i shëroheshin edhe këmbët dhe do mundte të ecte.

Ky vegim iu përsërit tre herë dhe ai nguronte të shkonte.Më në fund vendosi të shkoj,akoma edhe nëse duhej të  zvarritej.

Duke udhëtuar,këmbët e tij forcoheshin.

Kur arriti në manastir,pyeti murgjit ku ndodhet ikona e Shën Marisë “Kupa që nuk shteron”.Ata nuk njihnin asgjë rreth këtij emërtimi,asnjë ikonë me këtë emër.Duke u menduar,sollën  ikonën në të cilën ishte e pikturuar një kupë dhe ia treguan.

Mbrapa ikonës ishte shkruar “Kupa që nuk shteron”.

Bënë lutje përpara ikonës dhe Stefani gjeti shërim të plotë nga këmbët dhe nga alkoli.

Pas kësaj,shumë njerëz filluan të vinë te ikona për tu shëruar dhe shumë ktheheshin për të falenderuar për shërimin e tyre

Kjo ikonë nderohet më 5 Maj.      PANAGIAM

 

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Kupa qe nuk shteron