/ Ungjilli i të djelës / Mbledhja e Apostujve

Mbledhja e Apostujve

Mbledhja e Apostujve

 

 

Matth 9:36,10:1-8)

36 Edhe kur pa turmën, u dhembshurua për ta, sepse ishin të drobitur e të shpërndarë posi dhen që s’kanë bari.
1Edhe si thirri pranë të dymbëdhjetë nxënësit e tij, u dha atyre pushtet kundër frymëve të ndyra, që t’i nxjerrin ato edhe të shërojnë çdo sëmundje e çdo lëngatë.

2 Edhe emrat e të dymbëdhjetë Apostujve janë këto: i pari, Simoni, i quajtur Pjetër, edhe Andrea, vëllai i tij; Jakovi i Zevedheut edhe Joani vëllai i tij; 3 Filipi dhe Bartolomeu; Thomai edhe Mathe tagrambledhësi; Jakovi i Alfeut edhe Leveu i mbiquajtur Tadé; 4 Simon Kananeasi edhe Juda Iskarioti, i cili edhe e tradhtoi atë.

5 Këta të dymbëdhjetë dërgoi Jisui, pasi i porositi ata, duke thënë: Në udhë kombesh mos shkoni, edhe në qytet samaritanësh mos hyni; 6 por shkoni më tepër nëpër dhentë e humbura të shtëpisë së Izraelit. 7 Edhe duke shkuar, predikoni duke thënë se u afrua mbretëria e qiejve. 8 Shëroni të sëmurë, pastroni lebrozë, ngjallni të vdekur, nxirrni demonë; falas morët, falas jepni. 

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

Mbledhja e Apostujve