/ Jeta Shpirtërore / Ëngjëlli mbrojtës ndihmoi rrëfimin!

Ëngjëlli mbrojtës ndihmoi rrëfimin!

Ëngjëlli  mbrojtës ndihmoi rrëfimin!

 

Kur Ati Shpirtëror Gabriel, u kthye nga bota në manastir, gjeti të sëmurë rëndë murgun Kiril Kumiotin edhe meqenëse afrohej fundi i tij, thirri Atin e tij Shpirtëror që të rrëfehet. Kjo ndodhi në vitin 1965.

Ati i tij Shpirtëror, at Efremi, u përpoq që ta ndihmojë të sëmurin që të rrëfehet, por i sëmuri thoshte, se në shpatullën e tij të majtë është ngjitur një letër e shkruar, por se çfarë shkrunte nuk mund të thoshte.

Shkoi edhe një at tjetër shpirtëror, At Harallambi, por edhe ai nuk mundi në asnjë mënyrë që të ndihmojë vëllanë që po vdiste.

Atëherë vëllai i tij (biologjik), At Neofito, edhe ai at shpirtëror, thiri edhe Atin shpirtëror Gabriel Lefteriotin, i cili pranoi të vijë me kënaqësi dhe dashuri vëllazërore, shkoi pranë të sëmurit, edhe si At Shpirtëror me përvojë, pyeti murg Kirilin që t’i thotë me saktësi se çfarë shikon. Kirili tha se në të djathtë shikon dy ëngjëj të veshur në të badha dhe në të majtë të tij ishin gati të grabitin shpirtin e tij shumë demonë, njëri prej të cilëve luante me bishtin e tij me komboskinin e at Josifit,që ndodhej edhe ai atje.

Ati Shpirtëror, at Gabrieli, iu lut gjithë vëllezërve të dalin jashtë nga dhoma e të sëmurit, dhe e pyeti për herë të dytë murgun Kiril që t’i thotë të fshehtat e zemrës së tij.

Si i tha të gjitha, i sëmuri, atëherë e pyeti nëse letra ishte akoma e ngjitur në shpatullën e tij. I sëmuri u përgjigj se letra përsëri është ngjitur atje ku ishte në fillim.

Atëherë Ati Shpirtëror i tha Kirilit të pyesë ëngjëllin mbrojtës, që t’i thotë ai se çfarë shkruan letra. Murg Kirili u kthye nga ëngjëjt dhe u tha në një gjuhë që Ati Shpirtëror nuk kuptoi asnjë fjalë nga ato që thoshte. Edhe ëngjëlli iu përgjigj në të njëjtën gjuhë. Atëherë at Gabrieli vuri petrahilin mbi të sëmurin dhe e pyeti se çfarë i tha ëngjëlli se shkruan letra? Dhe murg Kirilli i tha dy mëkate që më përpara nuk i kujtoheshin që t’i thoshte.

Ati Shpirtëror si i tha këto, i lexoi uratën e faljes, dhe kur mbaroi mori petrahilin dhe i sëmuri i tha Atit Shpirtëror se letra u ngjit mbi petrahil. Në këtë mënyrë u shuan mëkatët e tij që ishin shkruar në të, dhe me këtë fjalë dorëzoi shpirtin dhe fjeti gjumin e përjetshëm të të lumurve.

Eksperienca dhe metoda dalluese e Atit Shpirtëror ndihmuan vëlla Kirilin të rëfehet dhe të pastrohet nga dobësitë njerëzore, me përkthyes dhe ndihmës ëngjëllin roje.

Ati Shpirtëror Gabriel, jetoi në Korinth 28 vjet jetë shpirtërore me çdo lloj kufizimi dhe ndërtoi atje kishën e madhe dhe të bukur të Shën Nikollës. Kur erdhi plotësimi i kohës dhe erdhi edhe fundi i tij, e parandjeu dhe e paratha vdekjen e tij dhe dy ditë para se të ikte përfundimisht nga kjo botë, thirri etërit dhe vëllezërit e Sketës, nga të cilët mori dhe dha falje, bekoi Sketën dhe iu lut Perëndisë me besim të ngrohtë dhe me lot në sy, të fal bekimin e Tij, në shoqërinë e tij, në gjithë Sketën dhe gjithë vëllezërit t’i bëjë të denjë dhe t’i pajisë me virtytin e dashurisë.

Në këtë mënyrë, pas këtyre fjalëve, me qetësinë dhe shkëlqimin e virtytit dhe të mirësisë në fytyrën e tij, dorëzoi shpirtin e tij të lumur në duart e Zotit Krisht dhe fluturoi si zog në qiell në 1967.

 

Marrë nga libri:”Tregime nga jeta tjetër “

Kosherja Ortodokse Selanik

 

Ëngjëlli mbrojtës ndihmoi rrëfimin!