/ Jeta Shpirtërore / “Zot Jesu Krisht mëshiromë”

“Zot Jesu Krisht mëshiromë”

"Zot Jesu Krisht mëshiromë"

 

Lutja “Zot Jesu Krisht mëshiromë mua mëkatarin”- është një rrugë shumë e shkurtër që të sjell në kontakt me Krishtin.

Kështu ekzistenca jote,e cila mundohet dhe jeton mes kurtheve së pari nga ato që ka brenda saj dhe më pas nga ato që i ndodhin për shkak të shoqërimit me botën ,merr frymë,pranon një dritë dhe ka një shpresë,ka diku ku mund të mbahet,ka një siguri….”

At Simeon Krajiopulos

***

Kur beson tërësisht tek njerëzit,je i dobët.

Por kur ke besim të plotë te Perëndia,je i fortë.Qëndro pranë Perëndisë dhe gjithë forca e Tij do jetë me ty.

Pranoje dobësinë tënde përpara Zotit dhe Ai do të dërgoj fuqinë dhe Hirin e Tij.

Shën Nikolla Velimiroviç.

 

Përkthyer nga M.Vasili

 

“Zot Jesu Krisht mëshiromë”