/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Shën Paisio -Djalli na bën gjylpër anestizie

Shën Paisio -Djalli na bën gjylpër anestizie

Shën Paisio -Djalli na bën gjylpër anestizie

 

 I thashë disa mjekëve që diskutonin për anestizitë që bëjnë për operacionet:”Anestizia e ngasjeve ka pasoja të dëmshme tek njeriu,ndërsa ajo që bëni ju e ndihmon.Anestizia e djallit  është si helmi që hedh gjarpëri tek zogjtë dhe te lepujt që ti  paralizoj dhe ti gëlltij pa reaguar.
 Djalli kur do të luftoj dikë,si fillim dërgon një demon të vogël “anestisiolog”,që ta bëj njeriu të humbi ndjenjat dhe pas kësaj shkon vetë dhe bën me të c’të dojë.Por si fillim  dërgon “anestisiologun”.Na bën gjylpërën dhe harrohemi.
 Një cift u nis për të marrë kredi që të blinin një kal.Të punonin tokën me ndihmën e kalit që të mos mundohej me shatë.
 Shkoi në bank dhe e morri kredinë.Kur po kthehej kaloi nga dyqanet e Hebrenjve dhe  shikonin vitrinat.I pa i zoti i dyqanit, i futi brënda dhe filloi t’i zbriste copat nga raftet njëra pas tjetrës.”-Merre këtë dhe coja fëmijëve.Eshtë material i mirë dhe do ta jap lirë fare për fëmijët e tu.Dil dhe hy nga njëri dyqan në tjetrin,u ngatërruan të gjorët.U vunë dhe në pozitë që i hapnin copat dhe mundoheshin. U ndje me turp dhe  me lekët që morri në bankë bleu një top të madh metrazh që jo vetëm ishte shumë por ishte dhe material i skaduar!
 U kthye në shtëpi me një top metrazh dhe zuri përsëri në dorë shatën  që të punojë tokën.Nëse nuk do ishin harruar nëpër vitrinat e dyqaneve,do ishin kthyer në shtëpi mbi kalë dhe nuk do mundoheshin të punonin  përsëri me shatë.
 Pikërisht kështu vepron dhe djalli,si tregëtari dinak.Të tërheq sa andej -këtej,të ngatërron dhe të pengon deri sa të arrij qëllimin e tij.

 

Përkthyer nga A. Avrami

 

Shën Paisio -Djalli na bën gjylpër anestizie