Fjalë të urta- Paralajmërim për shoqërinë e keqe
O biri im!Dëgjoi prindërit e dhe ndiqi këshillat e tyre! Ato do ta zbukurojnë jetën tënde si një kurorë madhështore mbi kokë,ose si një gjerdan i cmuar rreth qafës.Mos lejo që të mashtrojnë njerëzit e këqij që mund të thonë:”Eja me ne të zëmë prita për qejf.Kur të kalojnë andej njerëzit t’i vrasim dhe të zbavitemi! Të veprojmë si vepron vdekja,t’ia rrëmbejmë jetës.T’ua marrim gjithshka kanë këta njerëz dhe me to të mbushim shtëpitë tona.Plackën do ta ndajmë mes nesh.Eja merr pjesë bashkë me ne.”
O biri im! Mos u lidh me këta keqbërës që kanë në mendje vetëm plackitje dhe vrasje!Asnjë zog nuk zihet në rrjetë po ta ketë para syve dhe ta shikojë.Por ato zihen në rrjetën e vet dhe po aty vriten.Kështu u ndodh atyre që duan të pasurohen në mënyrë të padrejtë-vjedhësit i vidhet jeta.
Fragment nga libri “Fjalë të urta”
Dhjata e vjetër